Suche starten DE menü Kundenportal der EIB-Gruppe
Suche starten
Ergebnisse
Top-5-Suchergebnisse Alle Ergebnisse anzeigen Erweiterte Suche
Häufigste Suchbegriffe
Meistbesuchte Seiten
Getty
  • BEI mbështet nismën “HousingTechEU” me vlerën 400 milionë euro për mbështetje në zhvillimin e materialeve të përparuara, inxhinieri dhe inovacion në ndërtim.
  • BEI mbështet investimet në fondin e parë të kapitalit sipërmarrës pediatrik në Evropë.
  • Bordi i BEI-t takohet me organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me partneritetet globale, huadhënien në Ukrainë dhe bashkëpunimin me banka të tjera shumëpalëshe zhvillimi.

Bordet e Drejtorëves të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Fondit Evropian të Investimeve (FEI) miratuan një financim të ri me vlerë totale prej 9,2 miliardë eurosh për të shtrirë inovacionin në sektorin e strehimit, për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të mbështetur sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të ujësjellësit në të gjithë Evropën.

Bordi i BEI-t autorizoi një nismë të parë të këtij lloji “HousingTechEU” me një vlerë prej 400 milionë eurosh me qëllim nxitjen e inovacionit në strehim dhe mbështetjen e kompanive me kapital të mesëm dhe të madh në tregun e strehimit të BE-së për të përshpejtuar inovacionin industrial, teknologjik dhe të ndërtimit. Ky financim i ri do të ndihmojë në zhvillimin e materialeve, makinerive dhe inxhinierisë së re në fushën e ndërtimit për të përmirësuar cilësinë dhe për të ulur kostot e strehimit, duke nxitur njëkohësisht inovacionin dhe konkurrencën evropiane.

Kjo nismë e re mbështet Planin e veprimit të Grupit të BEI-t për strehim të përballueshëm dhe të qëndrueshëm, i cili synon të rrisë financimin për strehim të përballueshëm dhe të qëndrueshëm në të gjithë Evropën në më shumë se 4 miliardë euro në vitin 2025.

“Kujdesi shëndetësor cilësor dhe aksesi në shtëpi më të mira janë shtylla të infrastrukturës sociale që mbështet mënyrën evropiane të jetesës”, tha presidentja e Grupit të BEI-t, Nadia Calviño. “Nisma e inovacionit të përparuar në strehim, e miratuar këtë javë, tregon se Evropa ofron rezultate për qytetarët e saj.”

Përveç nismës “HousingTechEU”, Bordet e Grupit të BEI-t u hapën rrugën një totali prej 13 operacionesh në kuadër të “TechEU” me fokus në fushat e gjelbra dhe digjitale në Evropë. Në një hap të rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë, BEI miratoi një investim në fondin e parë të kapitalit sipërmarrës në Evropë të fokusuar në pediatri. Kjo nismë avangardë synon të transformojë kërkimin e përparuar nga spitalet e fëmijëve dhe institucionet akademike në terapi të përparuara, duke adresuar nevojat kritike të paplotësuara në kujdesin shëndetësor të fëmijëve.

“TechEU” është programi më i madh i financimit i BE-së deri më sot, në mbështetje të inovacionit dhe lidershipit teknologjik për të tërhequr talente, kapital dhe investime në Evropë. Vala e parë e “TechEU” mbështeti Marrëveshjen e Industrisë së Pastër dhe e dyta përqendrohet në inovacionin e strehimit dhe ndërtimit.

BEI miratoi gjithashtu financimin për një projekt të ri strehimi të përballueshëm në Gjermani, një spital të ri në Holandë, energjie eolike në Gjermani dhe Portugali, infrastrukturë ujësjellësi në Itali dhe Lituani dhe transport të qëndrueshëm në Poloni.

Përtej BE-së, Bordi i FEI-t miratoi një transaksion të ri që synon zhbllokimin e një financimi me vlerë mbi 200 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Ukrainë, një nismë që synon të ofrojë mbështetje jetike për bizneset lokale dhe të stimulojë qëndrueshmërinë ekonomike. Përveç kësaj, Bordi i BEI-t miratoi një financim të ri për zhvillimin e sektorit privat në Afrikë dhe mbështetje për projektet e ujësjellësit në Brazil, spitalet dhe rrjetet e energjisë në Serbi dhe energjinë gjeotermale në Islandë.

Seminar për shoqërinë civile

Në fillim të kësaj jave, Bordi i BEI-t mbajti gjithashtu seminarin e tij vjetor me gati 100 pjesëmarrës të regjistruar nga organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar aktivitetet e huadhënies në Ukrainë dhe bashkëpunimin me banka të tjera shumëpalëshe zhvillimi, ndër tema të tjera.

Fjalimi i presidentit Calviño drejtuar përfaqësuesve të shoqërisë civile mund të gjendet këtu.

Të dhëna bazë  

Banka Evropiane e Investimeve (BEI) është institucioni huadhënës afatgjatë i Bashkimit Evropian, në pronësi të shteteve të tij anëtare. BEI financon investime në tetë prioritete thelbësore që mbështesin objektivat e politikave të BE-së: masat për klimën dhe mjedisin, digjitalizimin dhe novacionin teknologjik, sigurinë dhe mbrojtjen, kohezionin, bujqësinë dhe bioekonominë, infrastrukturën sociale, një Evropë më të fortë në një botë më paqësore dhe më të begatë, si dhe unionin e tregjeve të kapitalit.  

Grupi i BEI-t, i cili përfshin gjithashtu Fondin Evropian të Investimeve (FEI), nënshkroi financime të reja me vlerë rreth 89 miliardë EUR për mbi 900 projekte të nivelit të lartë në vitin 2024, duke rritur konkurrencën dhe sigurinë e Evropës.    

Përafërsisht gjysma e financimit të BEI-t janë brenda rajoneve të kohezionit të BE-së, ku të ardhurat për banor janë nën mesataren e BE-së, ndërsa pothuajse 60% e investimeve vjetore të Grupit të BEI-t mbështesin masat për klimën dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Foto me cilësi të lartë, të përditësuara të selisë së organizatës për përdorim mediatik ofrohen këtu. 

Kontakt

Bruno Hoyer

Referenz

2025-411-SQ