• Projekti siguron qasje të përmirësuar dhe të përballueshme në shërbimet e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza për më shumë se 90 000 qytetarë në komunën e Gjilanit, Kosovë
  • Ky është investimi i parë i BEI-së në ujërat e zeza dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë;
  • Infrastrukturë e përmirësuar sanitare për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale ndaj fatkeqësive natyrore, të tilla si COVID-19

Banka Evropiane e Investimeve do të investojë 11 milion Euro për të përmirësuar menaxhimin e ujërave të zeza dhe për të siguruar qasje të përballueshme në shërbimet e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza për më shumë se 90,000 në komunën e Gjilanit, Kosovë. Investimi nga Banka e BE-së do të mundësojë ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe rrjetit të kanalizimeve, dhe rigjallërimin e infrastrukturës jetësore në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Investimi do të zvogëlojë ndotjen nga ujërat lokale, përfshirë rrezikun e ndotjes ndërkufitare të ujit. Infrastruktura e re sanitare gjithashtu do të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e shëndetit publik dhe do të rrisë qëndrueshmërinë e komunës ndaj fatkeqësive natyrore, siç është Covid-19. Investimi vjen në kuadër të Nismës së Rimëkëmbjes Ekonomike të BEI-së, e cila synon të përmirësojë infrastrukturën jetësore në Ballkanin Perëndimor dhe të nxisë përparimin shoqëror dhe ekonomik në rajon. Mbështetja e infrastrukturës kritike mjedisore është pjesë kryesore e strategjisë së BE-së dhe Bankës për Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, Zëvendës-presidenti i BEI-së, Dario Scannapieco tha: “Ne jemi të lumtur për mbështetjen e këtij projekt, i cili do të përmirësojë standardin e jetesës për mijëra qytetarë të Gjilanit me krijimin e një sistemi modern dhe të përballueshëm të menaxhimit të ujërave të zeza. Ajo do të kontribuojë gjerësisht në përparimin socio-ekonomik dhe lidhjet rajonale, dhe do të përmirësojë gatishmërinë për situata pandemike dhe emergjente. Së fundmi, ne shpresojmë se ky financim do ta afrojë Kosovën me kriteret mjedisore të BE-së dhe do të mbështesë kalimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.”

Besnik Beslimi, Ministër i Financave dhe Transfereve në Republikën e Kosovës, tha: “Qeveria e Kosovës synon të financojë në planin afatmesëm për transformimin e sektorit të ujërave të zeza në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të saj dhe të mbrojë mjedisin për brezat e ardhshëm. Ne jemi të prirur të financojmë projektet për ujërat e zeza me Bankën Evropiane të Investimeve, si partner që ka një historik të gjatë dhe reputacion në financimin e projekteve të ujit. Sot, projekti i Gjilanit dhe ai i Mitrovicës që do të nënshkruhet më vonë këtë vit, janë në përputhje me Strategjinë tonë të Ujit.”

“Mungesa e objekteve në Kosovë për trajtimin e ujërave të zeza, urbanizimin dhe zhvillimin shpesh rezultojnë në lumenj dhe ujëra nëntokësorë të ndotur për shkak të shkarkimit të ujërave të zeza të pa-trajtuara dhe depozitimit të mbetjeve të ngurta në to”, tha Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues i Posaçëm i BE-së . “Për këtë arsye, BE-ja ka vendosur të ndihmojë Kosovën në plotësimin e shumës së nevojshme për instalimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza dhe sigurimin efikas të tyre. Një ndërhyrje e tillë është mbështetja jonë me grant përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Gjilan, e cila që besojmë se do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ujit për njerëzit në rajon.”

Projekti është bashkë-financuar nga BERZH (10 milion €). Për më tepër, projekti do të përfitojë një grant prej 3.1 milion euro nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor e BE-së si mbështetje në përgatitjen dhe zbatimin e projektit.

Shënime për Redaktorët:

Rreth BEI-së në Kosovë:

Në qershor 2013, BEI-ja ka nënshkruar një Marrëveshje Kuadër me Kosovën, e cila i mundëson asaj të financojë projekte e rëndësisë parësore, kryesisht në fushat e mjedisit, transportit, telekomunikacionit dhe infrastrukturës energjetike, të gjitha këto jetësore për zhvillimin e Kosovës. Përfshirja e Bankës do të lehtësojë bashkëfinancimin e projekteve me donatorë të tjerë dhe do të mbështesë zbatimin e Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumentit të Zhvillimit të Ndërmarrjeve dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë informacion në lidhje me projektet e BEI-së në Kosovë, ju lutemi referojuni

Rreth BEI-së në Ballkan:

BEI-ja është një nga financuesit kryesorë ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 2007, Banka ka financuar projekte me vlerë afërsisht 8 miliardë Euro në rajon. Përveç vazhdimit të mbështetjes për rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, që prej vitit 2010, BEI-ja është zgjeruar në shumë fusha të reja, siç janë kujdesi shëndetësor, kërkimi dhe zhvillimi, arsimi dhe NVM-të.

Për informacion të detajuar mbi aktivitetet e BEI-së në Ballkanin Perëndimor, ju lutemi vizitoni faqen më poshtë

Nisma për Rimëkëmbjen Ekonomike

Nisma për Rimëkëmbjen Ekonomike u krijua në vitin 2016 si përgjigje ndaj thirrjes së Këshillit Evropian. Qëllimi i nismës është të ndihmojë në kalimin e modeleve të migracionit nga periudha afatmesme në afatgjatë dhe të sigurojë mbështetje për popullsitë e zhvendosura me forcë, duke rritur aftësinë e rimëkëmbjes së ekonomive ndaj goditjeve të ardhshme. NRE-ja e bën këtë duke mobilizuar financat për të mbështetur zhvillimin, krijimin e vendeve të punës, projekte jetike të infrastrukturës dhe kohezionin social në rajonet fqinje të BE-së.

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një instrument rajonal që mbështet zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. WBIF u krijua në 2009 si një nismë e përbashkët e Komisionit Evropian, Bankës së Zhvillimit e Këshillit të Evropës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve dhe disa donatorëve dypalësh.

Rreth Ekipit të Evropës dhe reagimit ndaj Covid-19 në Ballkanin Perëndimor:

Si pjesë e strategjisë së #TeamEurope, reagimi global i BE-së ndaj Covid-19, Grupi i BEI-së ka mobilizuar me shpejtësi 5.2 miliardë euro jashtë BE-së, duke përshpejtuar financimin dhe asistencën teknike të synuar. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, BEI-ja veçanërisht ka përgatitur një paketë mbështetjeje të menjëhershme prej 1.7 miliardë euro kryesisht për NVM-të dhe sektorët e kujdesit shëndetësor. Paketa totale e ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor arrin më shumë se 3.3 miliardë euro.