Search EN menu en EIB GROUP CLIENT PORTAL
Search
Results
Top 5 search results See all results Advanced search
Top searches
Most visited pages
EIB
  • Fondet e BEI Globale, në kuadër të Nismës për Rimëkëmbje Ekonomike, do të mbulojnë përgatitjen, projektimin dhe rishikimet teknike të projektit, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe prokurimin e projektit.
  • Këto aktivitete do të sigurojnë që restaurimi i muzeut të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare për efikasitetin e energjisë dhe qëndrueshmërinë ndaj kushteve klimatike.

Banka Evropiane e Investimeve (BEI Globale) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë për të ofruar një grant me vlerë 350 000 euro, duke mundësuar shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një objekt trashëgimie i Shqipërisë i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Granti do të financojë përgatitjen, projektimin dhe rishikimet teknike të projektit, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe prokurimin e projektit. 

Këto shërbime konsulence do të sigurojnë që restaurimi i muzeut të përmbushë standardet e larta për efikasitetin e energjisë, qëndrueshmërinë ndaj masave klimatike dhe rehatinë e vizitorëve, duke rritur njëkohësisht integrimin me mjedisin urban përreth. Fondet ndahen në kuadër të Nismës për Rimëkëmbjen Ekonomike të BEI-t, e cila synon të mbështesë rritjen e qëndrueshme, infrastrukturën jetike dhe kohezionin social në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 “Kjo nismë plotëson programin ‘EU4Culture’ dhe do të kontribuojë në rigjenerimin urban dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, tha përfaqësuesi i BEI-t në Shqipëri, Alessandro de Concini. “Gjithashtu, nisma do të sigurojë që ky institucion i rëndësishëm kulturor t’i kthehet popullit të Shqipërisë dhe vizitorëve nga e gjithë bota, në lavdinë e tij të plotë - më të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, më funksional dhe në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare.”

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt sot në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe delegacionit të BEI Globale.

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, tha: ““Kjo asistencë teknike nga Banka Europiane e Investimeve është jashtëzakonisht e çmuar teksa hyjmë në fazën e dytë të përgatitjes për restaurimin dhe rinovimin e plotë të Muzeut Historik Kombëtar. Ajo garanton që projekti të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë, qëndrueshmërisë dhe rezistencës, duke kontribuar njëkohësisht në realizimin e objektivave të Shqipërisë 2030 dhe në forcimin e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Europian.”

Si një nga financuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, BEI Globale deri më tani ka siguruar financim prej rreth 900 milionë eurosh për Shqipërinë, duke mbështetur lidhjen e qëndrueshme, zhvillimin urban, furnizimin me ujë të pijshëm, krijimin e vendeve të punës dhe mbrojtjen e mjedisit.                                                           

Të dhëna bazë:

Rreth BEI-t dhe BEI Globale:

BEI Globale është krahu i specializuar i Grupit të BEI-t, i dedikuar për rritjen e ndikimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe financave të zhvillimit, si dhe një partner kyç i Global Gateway dhe Team Europe. BEI Globale e sjell Grupin e BEI-t më pranë njerëzve, kompanive dhe institucioneve përmes zyrave të saj në mbarë botën.

Rreth BEI Globale në Ballkanin Perëndimor:

BEI është një financues kryesor ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor. Që prej vitit 2009, banka ka financuar projekte me vlerë prej pothuajse 11 miliardë eurosh në rajon. Së bashku me mbështetjen e vazhduar për rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, që nga viti 2010, BEI është zgjeruar në shumë fusha të reja, si kujdesi shëndetësor, kërkim-zhvillimi, arsimi dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Për informacion të detajuar mbi aktivitetet e BEI-t në Ballkanin Perëndimor, vizitoni : The EIB in the Western Balkans

Rreth BEI Globale në Shqipëri:

BEI Globale ka qenë aktive në Shqipëri që nga viti 1995. Deri më sot, janë financuar 29 projekte dhe janë investuar mbi 880 milionë euro, kryesisht në infrastrukturën kryesore të transportit, energjisë dhe ujësjellës-kanalizimeve. Për më shumë informacion në lidhje me projektet e BEI-t në Shqipëri, vizitoni : Albania and the EIB

Contact

Reference

2026-071-SQ