>@EIB
  • Presidenti Hoyer propozon rritjen e kontributit të BEI-t në nismën për energji të gjelbër REPowerEU nga 30 miliardë euro në rreth 45 miliardë euro
  • BEI pret të mobilizojë deri në 100 miliardë euro, 1/3 e objektivit të "Global Gateway" të BE-së prej 300 miliardë eurosh, për të adresuar sfidat globale në kuadër të nismës "Global Gateway" të BE-së
  • Në përgjigje të ligjit të SHBA-së për uljen e inflacionit, Presidenti Hoyer i bën thirrje BE-së të "dyfishojë angazhimin" në rrugën drejt zero neto 

Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve Werner Hoyer tha se, në varësi të miratimit nga organet e saj drejtuese, BEI është e gatshme të rrisë menjëherë kontributin e saj me financim shtesë në planin REPowerEU nga paketa aktuale prej 30 miliardë euro në 45 miliardë euro. Kjo do të mobilizonte investime me vlerë mbi 150 miliardë euro në mbështetje të teknologjive të gjelbra dhe pavarësisë energjetike të Evropës nga lëndët djegëse fosile, tha Hoyer në fjalimin e tij hapës në Forumin përurues të Grupit të BEI, në Luksemburg.

"Në BEI, ne jemi gati të luajmë rolin tonë në një nismë investimi evropiane që mbështet konkurrencën e BE-së dhe ruan një fushë loje të barabartë në të gjithë tregun e vetëm," tha Hoyer. “Banka Evropiane e Investimeve ka kapacitetin të bëhet një shtyllë kryesore financiare e një nisme për të na përgatitur për Epokën me Zero Neto”.

Vitin e kaluar, BEI nënshkroi financime rekord për projektet energjetike që çojnë përpara tranzicionin e BE-së në zero neto dhe është e gatshme të bëjë "edhe më shumë" nëse vendet anëtare e mbështesin atë me masat e duhura mundësuese, tha Hoyer. “Kjo është sigurisht objekt diskutimi me organet tona qeverisëse,” - tha ai.

BE-ja “duhet të motivohet nga njoftimi i fundit i politikës në SHBA dhe të dyfishojë angazhimin e saj rrugën tonë drejt zero neto”, - shtoi Hoyer, duke iu referuar Aktit të SHBA-së për Uljen e Inflacionit. “Ne duhet të përziejmë fondet, stimujt dhe huatë e favorshme të BE-së në instrumente të thjeshta financimi që ndihmojnë në përshpejtimin e tranzicionit për të gjitha vendet anëtare të BE-së, jo vetëm ato me xhepa mjaft të thellë për të ofruar ndihmë shtetërore. Nuk na mungojnë burimet financiare për ta bërë këtë. Ne kemi nevojë vetëm për vullnetin politik dhe një plan që do t'u japë investitorëve siguri dhe fonde në kapitalin privat.”

Nisma Evropiane e Kampionëve të Teknologjisë, e shpallur së fundmi nga Grupi i BEI-t, i cili do të menaxhohet nga Fondi Evropian i Investimeve, do të luajë një rol jetik në ofrimin e konkurrencës evropiane, tha Presidenti Hoyer, duke përshkruar se si mund të përdoret kapitali i zhvillimit për të mbështetur bizneset evropiane për t'u rritur, duke u ofruar burimet për të pasur një ndikim global.

Presidenti Hoyer nënvizoi gjithashtu rëndësinë e krahut të ri të zhvillimit të BEI-t, BEI Globale në mbështetjen e nismës ‘Global Gateway’ të BE-së. Ai tha: “BEI, nëpërmjet krahut të saj të zhvillimit, BEI Globale, është në rrugën e duhur për të lehtësuar të paktën një të tretën e investimeve me vlerë 300 miliardë euro që ‘Global Gateway’ synon të mbështesë deri në vitin 2028. Evropa duhet të rrisë praninë e saj politike dhe ekonomike në botë dhe të bëjë që zëri i saj të dëgjohet. BEI Globale luan një rol kyç në këtë përpjekjeje. 

Duke hapur Forumin e parë të BEI-t në Luksemburg, Presidenti Hoyer tha se “mjedisi i ri kërkon që të gjithë ne të përshtatemi dhe, në disa raste, të ri-shpikim rrotat që na vënë në lëvizje. Prandaj tema e këtij forumi është: "Përshtatja në një bote në ndryshim".

Lexoni fjalën e plotë këtu.

Zbuloni më shumë për forumin e parë dhe agjendën e BEI këtu.